19,05,2024

Banorët e Balajve sërish protestojnë kundër varrezave të qytetit

Must Read

Ferizaj. 04.09.2017. Banorët e Balajve sërish protestojnë kundër varrezave të qytetit
Punimet për rregullimin e hapësirës së varrezave të qytetit në fshatin Balaj, janë ndalur përsëri nga banorët e këtij fshati. Kësaj radhe, përveç burrave, për të protestuar kundër varrezave dolën edhe gratë e këtij fshati. Ato thanë se nuk lejojnë që varrezat e qytetit të zhvendosen në këtë vend, ngase këtë hapësirë e shfrytëzojnë për të kaluar kohën e lirë.

“Ne nuk kemi ku me shku, ky është vendi ynë, nuk është i huaji dhe do të luftojmë deri në fund, dojnë me na tradhtu, le të na i marojnë varret së pari neve mandej le të punojnë çka të dojnë, ne dalim këtu me u shëtit ne nuk mundemi me dal në qytet me u shetit, na vina këtu rrimë”,tha Fetije Tahiri.

“Jemi plakë 80 vjet i kena, po ua la amanet mos na i prekni këtë tokë, nuk po mundemi me ecë as 10 metra, një djalë i kojshive me veturë na bjen këtu sa me u ajrosë sepse ma larg nuk shkojmë, ju lutem mos naj bani këtë”,tha Negjype Salihu.

“Kena dalë me ba protesta kundër pushtetit lokal i cili me çdo kusht po mundohet t’i bjen varrezat këtu, në qoftë se bëhen varrezat këtu atëherë nuk do të vlejë Parku i Lirisë për ne, ata dojnë në hymje të fshatit me na i pru varrezat, ndërsa është kjo ana tjetër këtu ka hapësirë sa të duash dhe nuk na pengon, kanë vendosur vetëm këtu dhe kjo është vdekje për ne, le të jenë të bindur edhe pushtetarët edhe policia se nuk shkon në këtë formë, edhe ata që do të varrosen këtu nuk do ta kenë të lehtë pasi do të ketë problem gjithmonë”,tha Fadil Ramadani.

“Unë nuk jetoj këtu, i bana 80 vjet e kështu nuk ka ndodhë, shteti jonë, policia jonë me hi me u kap nuk është në rregull, varrezat na pengojnë pse me na e marrë tokën tonë, është një hapësirë tjetër që nuk shfrytëzohet pse nuk e marrin atë”, tha një banor tjetër.

Në këtë protestë, policia arrestoi disa banorë të Balajve për shkak se nuk iu binden urdhërave të tyre për t’u larguar nga vendi ku po kryheshin punimet.

Megjithëkëtë, drejtori i Infrastruktuës Gafurr Ilazi, tha se punimet për rregullimin e kësaj hapësire nuk do të ndalen përkundër protestave, transmeton Televizioni Tema.

Fotografia e Televizioni Tema

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img