ë kuadër të operacionit policor “Banesa” janë arrestuar nga policia e Durrësit shtetasit Vullnet Kolaveri, 21 vjeç, banues në fshatin Sukth i Ri dhe Ervin Rizani, 20 vjeç, banues në Lagjen 2, fshat po i Sukthit. Sipas burimeve zyrtare policore, arrestimi i dy shtetasve të sipërcituar është bërë për arsye se këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, kanë kryer disa vjedhje në territorin që mbulon Njësia Administrative, Sukth.
Deri tani policia ka dokumentuar vjedhjet e kryera në datën 08.06.2016, ku është vjedhur banesa në pronësi e shtetasit R. E. banues në Sukth, emigrant në Greqi, ku është vjedhur një televizor i markës LG, i madhësisë 52 polsh, i llojit plazma.
Po kështu, në datë 22.05.2016, në fshatin Perlat, rrethi Durrës, është konstatuar vjedhja e banesës (të pabanuar) në pronësi të shtetasit A. M., banues në fshatin Perlat, emigrant në Greqi, ku kanë vjedhur nënprodukte rrushi, verë e raki.
Në datë 11.05.2016, po në Sukth i Ri është konstatuar vjedhja e shtëpisë pronarit me iniciale L. D, banues në Sukth (emigrant në Itali), ku janë vjedhur dy varëse floriri.
Sipas burimeve policore, dyshohet se dhe persona të tjerë janë përfshirë në këto vjedhje, që janë kryer në bashkëpunim. Të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Ll. K.
The post ‘Banesa’ zë në grackë hajdutët appeared first on Lajminet.