19,01,2026

Banderola për Çamërinë, ministri grek: Pas këtij veprimi ka gisht Turqia

Must Read

Pas Ministrisë së Jashtme Greke që kërkoi nga UEFA të marrë masa, edhe ministri i jashtëm grek Kotzias ka komentuar për këtë rast.

Ai thotë se edhe sikur të ishte e vërtetë që Greqia ka bërë genocid, nuk kanë qenë 100 mijë çamë, por 18 mijë çamë që bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së II Botërore.

“18 mijë çamë bashkëpunuan me nazistët. Edhe sikur të ishim kaq të këqij, nuk kanë qenë 100 mijë çamë”, u shpreh Kotzias.

Në një intervistë për televizionin ‘MEGA’, ministri grek aludon se pas gjestit të banderolës për Çamërinë në EURO 2016, fshihet Turqia. Edhe pse sipas tij, ndikimi i Turqisë në vendin tonë është zbehur krahasuar me vitet e mëparshme./SYRI.net/

The post Banderola për Çamërinë, ministri grek: Pas këtij veprimi ka gisht Turqia appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img