07,10,2024

Ballkani mëson gjermanisht!

Must Read

Kërkesat për kurset e gjuhës gjermane janë në rritje në vendet ballkanike. Shumica synojnë për të përmirësuar komunikimin në gjermanisht, për të rritur shanset e tyre në tregun e punës në Gjermani, e shumë prej tyre kanë kërkuar dhe kurse për fëmijët.
Interesimi për gjuhën dhe kulturën gjermane është shumë i madh në Shqipëri. Kërkesa për kurset e gjuhës gjermane në vitet e fundit janë në rritje. Institutin Goethe këtë vit e kanë vizituar rreth 4.000 persona, ose 22% më shumë se vitin e kaluar. Kjo ishte një nga arsyet pse qendra u zhvendos në një ndërtesë të re, përcjell albinfo.ch.
Por, interesimi për të mësuar gjuhën gjermane nuk është vetëm në Shqipëri. Një interes në rritje raportohet edhe në Bosnjë, Maqedoni, Serbi dhe Turqi.
“Njohja e gjuhës gjermane në Ballkan nuk ka qenë kurrë aq e vlefshme sa është sot”, thotë për DW Matthias Makowski, shef i Institutit të Goethe në Evropën Juglindore, me qendër në Athinë.
Shifrat flasin vetë dhe tregojnë për rritjen e numrit të njerëzve që studiojnë gjermanishten në Evropën Juglindore. “Nëpër kurset e Institutit Goethe dhe në shkollat që janë pjesë e një rrjeti të shkollave partnere dhe universitetet gjermane, mësojnë rreth 63,500 persona në Maqedoni, 307,000 në Bosnjë, 140,000 në Serbi dhe 268,530 në Greqi”, tha Makowski. Rritja e numrit mbërrin shifrat rekord.
Shumica e pjesëmarrësve në kurset e gjuhës gjermane në vendet e Evropës Juglindore janë të rinj. Si rregull, kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe shpesh kanë një diplomë kolegji dhe duan të përgatiten për një punë të re, stazh apo të punojnë dhe të studiojnë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img