07,10,2024

Bajrami: Mësimdhënësit e viteve të 90-ta të mos kërkojnë Dekorata

Must Read
Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami foli sot në Kuvend për çështjen e njohjes së kontributit të mësimdhënësve në vitet 90-99.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu rreth ligjit për njohjen e këtij kontributi, ministri deklaroi se ky ligj është në vlerësim financiar.

“Ka qenë prioritet i MASHT-it dhe ne e kemi bërë ligjin, është në vlerësim financiar dhe uroj që të gjendet kostoja financiare. Por më shumë se përfitimet materiale, ky ligj ka efektet morale. Ky ka qenë një projekt i rezistencës kombëtare ku mësimdhënësit e kanë luajtur rolin që duhet ta kenë luajtur,” vlerësoi Bajrami, shkruan Kallxo.com

Bajrami theksoi se kontributi që kanë dhënë këta mësues si pjesë e rezistencës kombëtare duhet të njihet por jo domosdoshmërisht të dekorohet.

“Nuk ka pasur alternativë tjetër për neve si mësimëdhënës përpos që të punojmë edhe në kushte të vështira  dhe natyrisht ne kemi të drejtë të kërkojmë që puna jonë të vlerësohet, por jo të marrim tash shpërblime dhe dekorata sepse ka qenë pjesë e rezistencës kombëtare, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër,” konstatoi ai.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img