29,03,2024

Bahtiri: Deklaratat e Gjuriqit fushatë parazgjedhore, Mitrovica do të bashkohet

Must Read

Agim-Bahtiri-01-599x380

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës lidhja direkte është bërë nga Mitrovica e Jugut me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtirin.

Shkas për këtë kanë qenë deklaratat e shefit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili ka deklaruar se qeveria  serbe do të ndërtojë 300 shtëpi në zonën e Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore.

Këtë deklarime Bahtiri i cilëson si fushatë parazgjedhore dhe ka shtuar se janë të përkushtuar që të krijojnë kushte për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nuk kam dëshirë  t’i komentoj deklaratat parazgjedhore të Gjuriqit. Ne kemi vend për të gjithë dhe jemi duke bërë një punë të mirë me kryetarët e komunave të veriut, ne nuk mund të ia ndalojmë askujt të kthehet në komunat e veriut, por askush nuk  mund t’i ndalojë shqiptarët të kthehen në tokat e veta. Kjo formulë duhet të respektohet, deklaratat e Gjuriqit nuk qojnë peshë, janë para fushatës dhe asgjë tjetër, ne dimë çfarë punojmë dhe e dimë që është tokë e Kosovës dhe duam të krijojmë kushte për të gjithë,” ka thënë Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Më tej Bahtiri ka shtuar se edhe shqiptarët duhet të kthehen në tokat e veta kjo me ndihmën e institucioneve qendrore dhe ka deklaruar se duhet të dihet nga të gjithë se për atë pjesë pyeten organet e shtetit.

“Unë besoj që institucionet do të gjejnë formulë që të gjithë të kthehen ku kanë qenë, por duhet ta dinë që kjo është tokë e Kosovës dhe pyeten institucionet e Kosovës.”

“Është normalizuar gjendja, njerëzit janë të lirë për të jetuar atje. Ne jemi për të krijuar kushte për të gjithë dhe askush nuk ka të drejt për t’ia mohuar dikujt jetesën në ato vende.”

“Shpresoj që këtë vit të bëhet rikthimi i shqiptarëve.”

Kryetari i Mitrovicës e ka thënë atë që shumë vite është thënë , por nuk është realizuar – bashkimi i Mitrovicës dhe ka thënë se Mitrovica e Jugut nuk pranon donacione serbe.

“Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë së shpejti.  Neve nuk na u kanë ofruar donacione nga Serbia as nuk do të pranojmë, Mitrovica e Jugut nuk pranon.”

I pyetur për një vizitë të mundshme të Vojslav Sheshelit në pjesën veriore të Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur:

“Ne si komunë i kërkojmë Qeverisë që të ndërmarr masa që secili kriminel që vjen në Kosovë të arrestohet,” ka përfunduar Bahtiri,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img