08,06,2025

Babai shkel ligjin, i biri vuan burgun

Must Read

Gëzim Xhepexhiu është dënuar në mënyrë të padrejtë për një ndërtim pa leje që ka bërë babai i tij, zoti Avni Xhepexhiu. Për mikrofonin e “Stop”, Gëzim Xhepexhiu pohoi se babai i tij kishte ndërtuar pa leje një hotel llixhash në fshatin Kërpicë të Gramshit,  por si i pandehur që ka thyer ligjin është marrë i biri, emigrant në Itali.

Ky i fundit thotë se babai i tij e ka pranuar përpara gjykatës se ndërtimin pa leje e ka bërë ai, por gjykata nuk është bindur duke parë  moshën e tij të thyer dhe ka vendosur që këtë dënim ta shlyejë i biri.

“Ndërtimin e ka bërë babai se unë jam emigrant në Itali dhe burgun e bëj unë”- thotë Xhepexhiu.

Ai gjithashtu tha se në dosjen që ka Gjykata e Apelit, në asnjë vend dhe në asnjë dokument nuk figuron emri i tij, por ai i babait.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img