28,04,2024

Babai i serbit që dëmtoi xhaminë në Llabjanë thotë se ai është i sëmurë (Video)

Must Read

Pasi dëmtoi Xhaminë, ai kishte dëmtuar edhe disa dritare të shtëpive private dhe të shkollës së fshatit.

Pak orë më vonë, ai është arrestuar nga Policia dhe i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Babai i tij, Zoran Filiq, pretendon se djali i tij ka probleme shëndetësore, raporton KTV.

Zoran Filiq, që para luftës ishte polic, thotë se djali i tij 25-vjeçar është student në Mitrovicë të Veriut dhe se para dy muajve, ka qenë edhe në Beograd për shërim.

Policia nuk jep shumë detaje për rastin dhe për të kaluarën e të arrestuarit Boban Filiq.

Imami i Xhamisë dhe nënkryetari i Novobërdës, thonë se ky rast i ka shqetësuar banorët.

Demolimi i xhamisë në këtë fshat ka ngjallur reagime të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas BIK’ut, “sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike”.

Demolimi i xhamise by GazetaExpresscom

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img