Visar Azemi, Sekretar Organizativ i LDK-së, ka publikuar një foto ku punëtorë të KEDS-it me mëngjes shihen në një ndërtesë duke ndërruar njehsorë elektrikë.
Kjo pas skandalit të madh i cili është duke u hetuar gjerësisht për dallavere në matje të tarifës së lirë pas orës 22:00 të mbrëmjes, ku ora shënohet gabimisht.
“Ja edhe një dëshmi e radhës se si KEDS-i me mëngjes qenka zgju me i fsheh provat e krimit! Falemnderit qytetarëve që vazhdimisht po i dërgoni këto dëshmi!,” shkroi Azemi.

