14,07,2025

Azemi: Dje dhe sot Ferizaj s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

Must Read

Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova. Ai ka thënë se njëjtë sikurse në dimër, edhe në verë, qytetarët e kësaj Komune po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Azemi ka thënë se s’ka një sqarim për këtë mungesë energjie elektrike dhe shton se Ferizaj duke qenë qendër ekonomike, bizneset po pësojnë humbje të mëdha nga mungesa e rrymës
Postimi i plotë:

Si në dimër, si në verë, qytetarët e Ferizajit po përballen me mungesë të rrymës.

Sot dhe dje, qytetarët dhe bizneset nuk kanë pasur rrymë, pa asnjë shpjegim.

Duke qenë që Ferizaji është qendra e dytë ekonomike në Kosovë – me një numër të madh të bizneseve, sidomos atyre prodhuese – ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës iu shkaktojnë humbje të mëdha bizneseve në qytetin tonë.

Kam propozuar ndërtimin e Centralit me gaz amerikan në Ferizaj, e që do të garantonte furnizim stabil me energji për komunën tonë dhe të gjithë vendin.

Një investim që sjell siguri energjetike, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

IPK suspendon zyrtarin policor me dyshime për kanosje dhe sulm ndaj një të mituri në Ferizaj

Fillimisht Policia e Kosovës kishte pranuar informacion më datën (13.07.2025) për një incident në një fshat të Ferizajt  ku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img