Komisionari Dimitris Avramapolous në pyetjet dhe përgjigjet me gazetarë u pyet se kur mundet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Ai tha se kjo varet nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës mirëpo nuk besohet të shkoj më shumë se 3 muaj, transmeton zeri.info. Madje ai tha se nesër do të vij në Kosovë.
“Nesër mund të shkoj në Kosovë që të ndajë këtë moment me qytetarët atje. Megjithatë tani është në përgjegjësi të Parlamentit dhe Këshillit Evropian që të vendosin me shumicë të kualifikuar. Por është një procedur që mund të zgjasë 2 muaj e gjysmë deri në 3. Por duhet të themi se kriteret e përcaktuara duhet të bëhen para adaptimit të këtij rekomandimi”, ka thënë Avramapolous.