11,09,2025

AVONET: Sulmi me bombë ndaj kreut të komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi – nxitje e dhunës politike

Must Read

Prishtinë, 9 gusht 2016: AVONET me shqetësim po përcjell debatin e ditëve të fundit lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Fatkeqësisht jemi dëshmitarë që ky debat ka devijuar në dhunë dhe sulme ndaj institucioneve legjitime, siç ishte rasti me sulmin e para pak ditësh ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Edhe ky sulm i sotëm me bombë në shtëpinë e z. Murat Meha -kreut i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi shpërfaq frustrimin e grupeve të caktuara kriminale të lidhura me politikën për të provokuar tension social dhe konflikt civil.
Po kështu edhe ndërprerja e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme duke përdorur gazin lotsjellës manifeston nxitjen e dhunës politike dhe cenimin e funksionimit të organeve legjitime shtetërore përgjegjësit e së cilës duhet të marrin ndëshkimin e merituar.
AVONET konsideron se veprimet e tilla thellësisht kriminale dhe kundërshtetërore janë garancë për etiketimin e vendit tonë si njolla e zezë e Ballkanit. Po ashtu,kjo dëmton rëndë edhe agjendën tonë integruese.
Ne, si përfaqësues të shoqërisë civile kërkojmë ndërhyrjen urgjente të institucioneve të sigurisë siç janë Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës të hetojnë, zbulojnë dhe ti hedhin para organeve të drejtësisë përgjegjësit e akteve të tilla kriminale.
Veprimet e tilla me gjuhë të urrejtjes dhe vepra penale nxisin destabilizimin e vendit dhe provokojnë dhunë civile. Vendi ynë dhe shoqëria nuk duhet të lejoj futjen në spiralen e dhunës e manifestuar si terrorizëm politik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img