05,05,2024

Avokati mbrojtës, Naim Ferati: Kurtaj veproi në vetëmbrojtje

Must Read


Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të pandehurit Azem Kurtaj i cili akuzohet për plagosjen e dy qytetarëve në komunën e Shtërpcës.


Avokati mbrojtës, Naim Ferati , ka deklaruar se klienti i tij ka vepruar në vetëmbrojtje.
Pas pak prite që Gjykata të marr vendim lidhur me rastin. Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 1 muaj.


Policia e Kosovës ka njoftuar se më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.


Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçar. I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Kjo është deklarat e plotë e avokatit mbrojtës Naim Ferati:
Fillimisht të lënduarve nga ky rast i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe ne shprehim keqardhje për ngjarjen e paqëllimtë dhe të momentit që ka ndodhur ,
Të premtën i mbrojturi im derisa po udhëtonte me një shok të tij për të drekuar në Brezovicë të njëjtit gjatë rrugës ishin ndaluar nga një turmë e qytetarëve të cilët po festonin në rrugë dhe të cilët e kishin bllokuar veturën e të mbrojturit tim dhe në mënyrë të befasishme e kishin sulmuar me mjete të forta konkretishte me drunjë, dhe i gjendur në këto rrethana dhe duke u ndjer i rrezikuar nga sulmi i serioz i turmës së njerëzve i njëjti me qëllim që të largohet nga aty dhe të zbrapsë sulmin serioz ndaj tij, kishte nxjerr revolen dhe duke e mbajtur në pozicion të ulët dhe duke mos e drejtuar asnjëherë në drejtim të njerëzve kishte shkrepur fillimisht një herë në tokë dhe me pastaj edhe një here ne ajër me qëllim që të zbrapsë sulmin ndaj tij, dhe të largohet nga aty ku ishte bllokuar nga turma. Dhe nga ky moment i njëjti kishte arritur të largohet nga aty dhe kishte shkuar në Prevallë pa e kuptuar se nga ngjarja në të cilën ishte ndodhur mund të kishte te lenduar , Por me te kuptuar kete fakt, klienti im ka ndjer dhe shpreh keqardhje dhe ka njoftuar familjaret e tij dhe policinë e Republikës së Kosovës me qëllim të zhvillimit të procedurave ligjore për zbardhjen e kësaj ngjarje. Nga kjo kuptohet qart se i mbrojturi im nuk kishte asnjë qëllim që të qëllonte apo lëdonte ndonjë qytetar, por e gjithë ngjarja ishte zhvilluar në vetmbrojtje nga sulmi që ishte atakuar në ato momente. Ky vlerësim i mbrojtjes vërtetohet edhe nga vet nëna e 11 vjeçarit të lënduar znj. Zorica Stojanovic, e cila në deklarimin e paraqitur drejtpërdrejt per mediat ne gjuhen serbe ka deklaruar se “nuk ka qëlluar ne drejtim të tyre, por ka qëlluar në asfalt”, andaj edhe ky fakt besojë se vërteton më së miri se pretendimet e prokuroris lidhur me ngjarjen dhe nuk ekziston asnjë motiv në këtë rast. mundshme ..(nuk ka asnjë motiv.)….në vetmbrojtje ka shkrepur në drejtim të asfalitit për të shmangur rrezikun nga vetja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img