30,10,2024

Avokati i Karaxhiqit paguhet 1,000 dollarë në ditë

Must Read
Radovan Karaxhiq

Në një mocion të paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të premten duke kërkuar që afati për aplikimin e apelit të Karaxhiqit të shtyhej edhe 90 ditë, avokati mbrojtës Peter Robinson zbuloi se ai po paguhej rreth 1,000 dollarë në ditë.

Dhoma e Apelit e Gjykatës ka zgjatur tashmë afatin një herë me 90 ditë për shkak se vendimi ishte shumë kompleks dhe ishte më shumë se 2,500 faqe.

Robinson tha të premten se mbrojtja duhet të marrë edhe 90 ditë të tjera, sepse Gjykata e Hagës nuk ka ndarë fonde të mjaftueshme.

“Si rezultat avokati nuk mundi të rekrutonte apo të mbante ndonjë që ta ndihmonte atë me apelimin e çështjes. Sasia e parave e caktuar për 90 ditë ishte 27,500 dollarë, e cila mbulon shpenzime për 27.5 ditë pune për një person”, tha Robinson në mocionin e tij.

Ai shpjegoi se tarifa e tij ishte 125 dollarë ora ose njëmijë dollarë dita.

“Karaxhiq kërkoi një rritje fondi në mars, por nuk mori përgjigje”, shtoi Robinson.

Ai sugjeroi se kjo krijoi “një mungesë barazie midis mbrojtjes dhe prokurorisë”, sepse prokurorët kanë një ekip të plotë që punon për apelimin e çështjes.

Karaxhiq u dënua me 40 vjet burg për krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocid nga Gjykata e Hagës në mars.

Ish-lideri serb i Bosnjës tha muajin e kaluar se vendimi ishte “ï përbindshëm” dhe deklaroi qëllimin e tij për të apeluar ndaj vendimit dhe për të treguar pafajësinë e tij. /Birn

The post Avokati i Karaxhiqit paguhet 1,000 dollarë në ditë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img