16,11,2024

Avni Bytyqi zgjidhet zëdhënës i PDK-së

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjes së Kryesisë së re, me propozim të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, ka emëruar dy zyrtarë përgjegjës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.

Shefi i Kabinetit të kryetarit Veseli, Avni Bytyçi, është emëruar në pozitën e zëdhënësit të partisë, ndërsa Bashmir Xhemaj, është emëruar Drejtor i Zyrës së Komunikimit në parti.

Para se të shërbente në pozitën e zëdhënësit të PDK-së, Bytyçi ishte për dy mandate Zëvendës Shef i Stafit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai ishte angazhuar në sektorin e shoqërisë civile, duke mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale dhe udhëheqëse, duke avokuar për demokraci dhe institucione transparente dhe llogaridhënëse.

Në vitin 2013, ai ka pranuar bursën Fulbright nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për të vazhduar studimet. Pas përfundimit të studimeve themelore, drejtimin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ka ndjekur studimet e nivelit Master në “Maxëell School of Citizenship and Public Affairs” në Universitetit Syracuse, në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Komunikimit, Bashmir Xhemaj, ka diplomuar në shkenca politike dhe magjistruar për komunikim në Universitetin e Sheffildit, fakulteti ndërkombëtar në Selanik. Ka përvojë të gjatë në gazetari dhe shoqëri civile.

Ndërsa nga viti 2014, ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë si këshilltar i lartë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img