Lajme

Autobusi përplaset me kamion, 19 të vdekur në Pakistan

By FerizajPress

April 13, 2016

Aksidenti ndodhi në mëngjesin e sotëm, pranë qytetit Thikriwala në provincën Punjab, arsyeja e përplasjes ishte shpejtësia e madhe, ka thënë një zyrtarë i lartë i policisë Afzaal Ahmed Khosa, transmeton lajmi.net.

“Nëntëmbëdhjetë pasagjerë, duke përfshirë dy gra dhe dy fëmijë kanë vdekur”, tha Khosa.

Mjeku NaeemHashmi, i cili punon në Spitalin Allied, në qytetin Faisalabad tha se 15 persona janë duke u trajtuar në emergjencë, pas plagëve të mëdha që kanë marrë. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.