14,03,2025

Atletico e ka një super lajm për Torresin

Must Read

torres9

Në prag të ndeshjes ndaj Espanyolit që do të zhvillohet këtë të Shtunë në stadiumin “Cornelia Al Prat”, Diego Pablo Simeone i doli në mbrojtje sulmuesit Fernando Torres, me këtë të fundit që në sfidën e Championsit përballë Barcelonës la skuadrën në baltë, duke u larguar nga fusha me karton të kuq që në pjesën e parë.

“Torres ndaj Barcës bëri një punë shumë të mirë. El Nino do të jetë titullar edhe ndaj Espanyolit. A do të rinovojë me Atleticon? Për dicka të tillë klubi do të na informojë në ditët e ardhshme, por unë jam i bindur se Fernando do të qëndrojë këtu.”

Të mërkurën, Atletico e Madridit do të sfidojë Barcelonën në cerekfinalen e kthimit të Uefa Champions League ku do të synojë të përmbysë disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë. Gjithsesi El Cholo për momentin është i përqëndruar vetëm te sfida ndaj Espanyolit, shkruan SuperSport

“Espanyoli është një skuadër shumë e rrezikshme në kundërsulm, në atë skuadër ka një harmoni të mirë mes futbollistëve dhe trajnerit, sëfundmi katalanasit kanë bërë paraqitje shumë të mira. Për momentin mendoj vetëm për Espanyolin, ndeshja e radhës nuk më intereson”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img