23,12,2024

Atentati te rruga e Kavajës, babë e bir të akuzuar disa herë për prostitucion

Must Read

Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani. Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.

Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.

Ajo nuk kishte pranuar fillimisht, por ishte detyruar pas kërcënimeve të shumta. Sapo ka shpëtuar prej tyre, vajza ka bërë denoncim.

Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji. Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006. /Lapsi.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img