13,12,2024

Atentati i dështuar në burgun e Vaqarrit, mësohet kush ishte shënjestra

Must Read

Sipas policisë, objektiv për t’u vrarë ishte Gazmir Daci, i cili ndodhet në paraburgim për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robert Kolaveri, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor 2015. Nga të shtënat e djeshme, mbeti i plagosur në këmbë gabimisht Lili Dulaj nga Prizreni, i paraburgosur për dhunë në familje.

Pas hetimeve të policisë, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një furgon tip “Mercedes-Benz Vito”, me posedues Ergys Kolaverin, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri.

Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me kushëririn e tij Enea Caka. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largesi.

Ergys Kolaveri akuzohet për “Vrasje për gjakmarrje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Enea Canka për “Moskallzim i krimit”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img