Gjysma e fshatrave pa kryetar legjitim por megjithëkëtë fakt asnjë qytetar nuk mori pjesë në diskutimin publik këtë çështje.
Në diskutimin publik të ftuar sot për të diskutuar ndryshimet dhe propozimet që kanë të bëjnë me rregulloren e re për bashkëpunimin me kryetarët e fshatrave dhe të lagjeve urbane nuk mori pjesë asnjë qytetar apo përfaqësues i ndonjë fshat.
Kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri tha se kanë bërë të gjitha njoftimet me kohë dhe nuk e din pse nuk pjesëmarrje të qytetarëve. Ai pohoi se bashkë me komisionin për hartimin e akteve dhe normave juridike do ta hartojë rregulloren në fjalë edhe pa opinionet e pritura sot.
Ndryshe kryesuesi i Kuvendit shpjegon se zyrtarët e komunës e kanë pasur të pamundur që të organizojnë takime me banorët në secilin fshat për këtë çështje. Ai shpjegon se vetëm për çështje më të rëndësishme siç është buxheti ka nevojë që tubime të tilla të organizohen në teren.
Nga ana tjetër aktivistë të shoqërisë civile nga organizata joqeveritare INPO këtë mosinteresim të qytetarëve e lidhin me mosbesimin që kanë ata në institucionet lokale. Arbenita Topalli nga kjo organizatë vlerëson se secila formë e komunikimit do të ishte më e dobishme se sa dështimi i një diskutimi publik për një çështje kaq të rëndësishme.
Ndryshimi më madh që u bë në Kuvend muajve të fundit brenda rregullores për bashkëpunim me kryetarët e fshatrave ka të bëjë me mos ndërlidhjen e mandatit të kryetarëve të fshatrave me mandatin e kryetarit të komunës ashtu siç ishte deri më tani. U zhvillua një debat i nxehtë edhe nga këshilltarët komunalë për e kundër për këtë çështje, por gjithçka pritet të marrë një formë më të prerë në mbledhjen e radhës në fund të këtij muaji ku do të miratohen këto ndryshime.