24,10,2025

Asfaltohet rruga kryesore e fshatit Lloshkobare

Must Read

 

Ferizaj.21.10.2017.Gjatë paradites së sotme është bërë asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Lloshkobare.

Nga afër punimet në këtë vend punishte i ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.

Më këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se ky projekt është tepër i rëndësishëm.

“Sigurisht se këto projekte janë tepër të rëndësishme sepse lidhen këto lokalitete në mes veti, por edhe me qytet dhe janë rrugë kryesore dhe rrugica, të cilat buxhetit të komunës i kushtojnë mbi 250 mijë euro , dhe fal kohës së mirë që po mbretëron kompania “Eskavatori” po e shfrytëzon që të kryhen këto asfaltime, dhe po kryhen këto projekte infrastrukturore”, ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe banorët e këtij lokaliteti e kanë mirëpritur këtë asfaltim, duke theksuar se asfaltimi ka qenë mese i domosdoshëm për këtë fshat.

Asfaltimi i rrugës në fshatin Lloshkobare u bë në kuadër të projekteve infrastrukturore që po realizon komuna e Ferizajt, për këtë vit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img