02,05,2024

Asfaltohet rruga Balaj-Parku i Lirisë

Must Read

Ferizaj.04.10.2017. Asfaltohet rruga dhe shtegu për biçiklistë nga Parku i Lirisë deri tek shkolla e fshatit Balaj

Gjatë ditë së sotme është bërë asfaltimi i segmentit të parë të rrugës nga fshati Balaj në drejtim të Parkut Liria.

Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjellë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe mbikëqyrësja e këtij projekti Leonora Zeqiri.

Kryetari Svarqa, tha se kjo rrugë po ndërtohet më të gjitha standardet evropiane, ndërsa në këtë rrugë ka edhe shtigje për çiklistet, por edhe për këmbësore.

“Jemi në fshatin Balaj njëri ndër fshatrat periferike të komunës së Ferizajt, ku po marrim pjesë në vëzhgimin e punimeve në asfaltimin e rrugës që lidh qytetin e Ferizajt me këtë fshat, përgjatë segmentit rreth Parkut të Lirisë, në drejtim të grykës së Nerodimës, njëra nga projektet më të rëndësishme për Komunën e Ferizajt, i shoqëruar me shtigje për biçikleta 2 metra të gjëra, dhe shtigje për këmbësore 2 metra. Ky projekt do të vazhdojë deri tek bashkimi i dy lumejve në Nerodime, ku është Gryka e Neredimës dhe është një projekt i cili komunës së Ferizajt i ka kushtuar rreth 400 mijë euro në një gjatësi mbi 2 kilometra në segmentin e parë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se kjo rrugë është mjaft atraktive sidomos për çiklistet ferizajas.

“Këtë rrugë e kemi ndërtuar enkas për ta sepse çiklizmi është shumë i zhvilluar në komunën e Ferizajt dhe jo rastësisht Ferizaj, ka pasur pjesëmarrës edhe në lojërat olimpike në Rio de Zhaniero të Brazilit dhe ne po krijojmë kushte edhe për çiklistët të tjerë të cilët shpesh here përmes klubit të tyre vizitojnë madje edhe Shkodrën me biçikletat e tyre”, është shprehur kryetar Svarqa.

I pari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ka thënë se po punon me përkushtim ne realizmin e këtij projekti i cili është njëri nga me ekstravagantet për komunën e Ferizajt, i cili është i shoqëruar edhe me ndriçime vertikale dhe horizontale që nënkupton ndriçimet në tokë përgjatë tërë segmentit të kësaj rruge e cila duhet të jetë një shembull i mirë se si realizohen projektet edhe për komunat e tjera të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img