29,04,2024

Asfaltohen disa rrugica përgjatë rrugës “Astrit Bytyqi”

Must Read

Ferizaj.06.10.2017. Në vazhdim të punimeve për rregullimin e rrugës  “Astrit Bytyqi” me standardet më moderne, sot janë asfaltuar edhe 5 rrugica të cilat janë arterie mjaft të rëndësishme të kësaj pjese.
Në kuadër të këtij projekti janë asfaltuar rrugicat “Sefë Kosharja “, “Fehmi LLadrovci”, “Nuhi Berisha” e “Rexhep Mala”.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i ka uruar këta banorë për përmirësimet infrastrukturore të cilat po ndodhin dhe ka vlerësuar se punimet në këtë pjesë janë mjaft cilësore.
“Jemi sot në rrugën “Sef Kosharja“ e cila është pjesë e projektit të rrugës “Astrit Bytyqi” që po asfaltohet sot me një gjerësi 5 metra e 40 centimetra sipas gjendjes ekzistuese e shoqëruar edhe me trotuare në njërën anë .Ky projekt do të ndihmojë që nxënësit ta përdorin rrugën më të mirë e edhe trotuarin për qarkullim gjatë shkuarjes në shkollë dhe anasjelltas , për një siguri më të mirë dhe ecje më të lehtë për banorët e kësaj ane.
Të gjitha këto punë janë pjesë të një projekti të përbashkët ky hyn edhe asfaltimi “Fehmi Lladrovci “ e cila pritet po ashtu sot të asfaltohet si pjesë e segmenteve edhe të rrugës “Nuhi Berisha” dhe “Rexhep Mala” të cilat janë si punë e përbashkët” deklaroi kryetari Svarqa.
U bë e ditur se kostoja e këtyre investimeve nga qeveria komunale kap vlerën rreth 500 mijë euro dhe asfalti do të jetë dy shtresor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img