05,05,2024

Asfaltohen 7 rrugica në fshatin Doganaj

Must Read

Asfaltohen 7 rrugica në fshatin DoganajFerizaj.09.08.2017.Banorët e fshatit Doganaj pas shumë kohësh sot kanë filluar të prekin rezultatet e projekteve infrastrukturore të cilat financohen nga komuna e Ferizajt.
Mëngjesin e sotëm aty kanë filluar të asfaltohen 7 rrugica në gjatësi mbi 1 mijë e 350 metra me standardet moderne të gjerësisë dhe trashësisë së asfaltit, të cilat do tu mundësojnë banorëve të këtushëm të lidhen me lagjet e fshatit por edhe me vet qytetin.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast ka uruar banorët duke theksuar se investimet nëpër fshatra kanë përqëllim t’ua lehtësojnë jetën banorëve në secilin vendbanim.
“Në këtë lokalitet ka munguar infrastruktura rrugore pavarsisht se gjeografikisht gjendet krejt pranë qytetit. Fshati Doganaj dhe këta banorë e kanë merituar më herët ta kenë asfaltin. Realisht në fshatin Doganaj secili që investon duhet ta kosnideroj për nder edhe për shkak të njerzëve të suskesshëm të cilët kanë qenë bartës të zhvillimeve në shumë fusha në veçanti në atë të shëndetësisë pra pasurisë intelektuale që ka pasur prej kohësh.
Mjafton t’i përmendim Dr. Ramdan Jasharin i cili është njohur për profesionalizmin e tij në Blegjikë por edhe Dr. Imri Jashari i cili vazhdon të ushtrojë funksione me rëndësi në klinikën dhe fushën e kardiologjisë jashtë Kosovës dhe brenda saj.
Pastaj nga ky lokalitet ka pasur edhe deputetë , ekonomistë , juristë e sportisë shumë të zot të cilët kanë dhënë mjaft kontribut në ndërtimin e shtetit dhe janë figura eminente të historisë sonë më të re” deklaroi kryetari Svarqa gjatë vizitës që bëri me rastin e punimeve në fshatin Doganaj.
I pari komunës së Ferizajt u ka premtuar banorëve të fshatit Doganaj se angazhimet e ardhshme do të lidhen me zgjerimin e hapësirave shkollore në këtë fshat për arsye të nevojave që kanë parfaqitur familjet që vijnë për të jetuar këtu në vazhdimsi.
Ndërkaq banorët e fshatit Doganaj duke falënderuar strukturat komunale dhe kryetarin e Komunës Muharrem Svarqa për investimin e bërë pohuan se ka kohë që dora e pushetit nuk ka prekur vendbanimet e tyre. Ata thanë se këto plotësime infrastrukturore do të lehtësojnë veçanarisht qarkullimin e fëmijëve për në shkollë të cilët e kanë pasur të vështirë të ecin nëpër baltë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img