27,07,2025

Arta Tahiri Beqa përfaqëson Kosovën në Ditën e Evropës

Must Read
Në organizimin e EU Delegation i cili u organizua për nder të Ditës se Evropës znj. Arta Tahir Beqa përfaqësoi Kosovën në sesionin e diskutimeve mbi Integrimet evropiane në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë shkencore morën pjese përfaqësues të politikës nga vendet si Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.
Gjate këtij panelimi znj Tahiri-Beqa foli për hapat stabilizues të zhvillimit ekonomik drejt BE dhe marrëveshjet të cilat BE ka përkrahur Kosovën në këtë drejtim. Gjithashtu u prezantuan dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova si nga aspekti i zhvillimeve politike në vend, pengesa të cilat  ndikojnë direkt në Ekonominë e Integruar të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Përfaqësimi im si ligjëruese në EU Delegation është një arritje e cila sot më përmbush në sferën akademike e profesionale. Të përfaqësoja Kosovën në këtë panel ishte përgjegjësi dhe krenari njëkohësisht!”  ka thënë Arta Tahiri-Beqa
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img