11,09,2025

Arsim Bajrami s’mërzitet për deklaratën e Nait Hasanit për burgosjen e tij

Must Read
Arsim Bajrami

Ai ka shtuar se është i hapur për përgjegjësi politike, morale, intelektuale e prindërore, nëse deri më 2018 nuk e përmirëson këtë rezultat.

“Ky rezultat pasqyron realitetin e sotshëm të sistemit arsimor në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, pas publikimi të rezultateve për Kosovën, pat thënë se Bajrami është përgjegjës për këtë dështim, dhe se ai duhet të shkojë në burg – bashkë me shumë ministra tjerë.

“Kam shumë respekt për z. Hasani, për sakrificën e tij në periudhën e luftës e pasluftës, e kam edhe koleg të partisë, por nuk do të shpenzoj asnjë sekondë për t’u marrë me deklaratën e tij. Ndihem emocionalisht keq me këtë rezultat të PISA-s, por jo i dorëzuar”, ka deklaruar Bajrami.

“Është një moment për vetëdijesim të përgjithshëm shtetëror, kombëtar dhe shoqëror, që edukimi dhe arsimi të jenë prioriteti numër një në Republikën e Kosovë”, ka thënë Bajrami.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img