Sot në orët e pasdites është kthyer në Kosovë Kampionja e Botës në karate, në konkurrencën për të rinjë, Alma Loki.
Ajo në aeroportin e Prishtinës edhe pse u shpallë kampione në një kampionat Botëror, është pritur vetëm nga familjarë dhe trenerët dhe shokë nga klubi i sajë.
Alma Loki nga Klubi i Karatesë Moderne, “Kastrioti” nga Ferizaj, është shpallur Kampione e Botë në garat për Kupën Botërore i cili u mbajt në Umag të Kroacisë nga data 27 qershor deri më 2 korrik.
Alma ka garuar në dy disiplina, në atë “Kata” dhe “Luftra”, në grupmoshat 10 dhe 11 vjeç.