Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi deri më tani ka arritur rreth 200, raportojnë mediat e huaja.
Ndër viktimat janë 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë, dhe 104 persona si pjesë e organizimit të grushit të shtetit. Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë, transmeton Top Channel.
Kryeministri Yildirim deklaroi në orët e para të mëngjesit tha se situata ishte pothuajse nën kontroll.
Më herët ai kishte urdhëruar forcat ushtarake besnike që të shënjestronin helikopterët, avionët dhe tanket e përdorura nga grupi i ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit. Një helikopter i tyre u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke vrarë të gjithë pjesëtarët në bord.