10,05,2025

Arrihet marrëveshja e pajtimit ndërmjet Izraelit dhe Turqisë

Must Read

Qeveria izraelite ka arritur marrëveshje për pajtim me Turqinë dhe me këtë mbyllen tensionet gjashtëvjeçare, ka deklaruar një zyrtar i lartë izraelit.

Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Romë, do të zbulojë nesër detaje tjera për këtë marrëveshje, thekson burimi i njëjtë, transmeton lajmi.net.

Marrëdhëniet e dy aleatëve të dikurshëm Izraelit dhe Turqisë u përkeqësuan në vitin 2010, kur nëntë shtetas turq u vranë në sulmon e komandove izraelite në anijet me ndihma humanitare për Rripin e Gazës.

Mediat izraelite kanë transmetuar se me këtë marrëveshje është paraparë dëmshpërblim për familjet e të vrarëve dhe vazhdimin i ndihmës turke për projektet zhvillimore në Gaza.

Fondi për familjet e të vrarëve do të jetë 20 milionë dollarë. /Lajmi.net/

 

The post Arrihet marrëveshja e pajtimit ndërmjet Izraelit dhe Turqisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës

U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img