11,09,2025

Arrestohet serbi që mbante prej 18 vjetësh në bodrum vajzën myslimane nga Bosnja

Must Read

Policia ka gjetur në bodrumin e tij 22 vjeçaren, Samra Huskaraniq, të cilën Gjorgje e ka rrëmbyer gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, në zonën e Srebrenicës, transmeton Koha.net. Vajza ishte përdhunuar më shumë se 3 mijë herë, madje Veliçkoviq ka sjellë edhe miq të cilët të gjithë së bashku ishin anëtarë të Korpusit të Uzhicës – nga Serbia, ushtarë të cilët kanë bërë shumë krime gjatë luftës në Bosnje.

Gjorgje ka pranuar menjëherë se vajzën së pari e ka mbajtur të fshehur në një fshat në rrëzë të Kopaonikut, ndërsa kur gruaja e tij ka vdekur, atëherë ai e ka dërguar atë në bodrumin e tij me qëllim që t’i shërbejë të gjitha dëshirave të tij, raporton revista “BH”.

Vajza nuk është ushqyer mirë, është e pistë, me flokët dhe thonjtë të mëdhenj, ndërsa në trupin e saj shihen dhjetëra lëndime dhe gërvishtje.

Për Gjorgje tani pritet burgim i përjetshëm, transmeton Koha.net. Në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 17 granata dore, dy mitralozë, një bazuke dhe një minahedhëse.

Këtë rast policia po mundohet ta mbajë të fshehur deri sa të hetohen të gjitha rrethanat e këtij krimi. Vajza është dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

The post Arrestohet serbi që mbante prej 18 vjetësh në bodrum vajzën myslimane nga Bosnja appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img