03,07,2025

Arrestohet një person për grabitje në Ferizaj

Must Read


Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Grabitje dhe dëmtim prone’’, kishte nisur hetimin e rastit që ka ndodhur me datën 26.11.2021, ku rreth orës 19:30 ne rr. ‘’Abdiselam Ahmeti’’ në Ferizaj tre persona të dyshuar i kanë dalë përpara me veturë viktimës G.Z (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ishte po ashtu me veturë dhe e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupor. Me këtë rast personat e dyshuar i kishin
grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar edhe veturën e tij dhe të njëjtit kishin ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Në lidhje me këtë, hetuesit e stacionit policor pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale dhe deklarative dhe sot me datë 30.11.2021, rreth orës 19:00 kanë arrestuar personin e dyshuar të kësaj ngjarje me inicialet B.H ( M/K) 32
vjeçar .
I njëjti pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit tjerë .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img