27,07,2024

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të vjedhjeve që nga muaji mars 2024.

Policia ka njoftuar se ai është arrestuar sot pasi dyshohet se ka vjedhur një motoçikletë  me datën 11.05.2024 në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj.

Sipas Policisë, ai dyshohet se nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera.

“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe pas një pune intensive në terren në kërkim të personit të dyshuar kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe të identifikojnë të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçare, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur goma dhe bandazhe të rrotave për makina”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img