22,12,2025

Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje (FOTO)

Must Read
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Mediat greke kanë raportuar në datën 20 prill se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur të e hënë 18 prill, avokati Aleksis Kougias, (në foton lart) duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.

“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, – citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Avokati grek është edhe avokati mbrojtjës i shqiptarit tjetër, Klodi Lesi i cili në muajin janar qëlloi dhe vrau nusen e tij greke.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke.

shoferi i rames

The post Arrestohet në Greqi shoferi i Edi Ramës, akuzohet për grabitje (FOTO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img