30,04,2024

Arrestohet në Ferizaj 27-vjeçari i dënuar me burgim, kërkohej për vrasje në tentativë

Must Read

Një 27-vjeçar me inicialet G.L është arrestuar mbrëmë në Ferizaj.

Policia njofton se ai ishte në kërkim për vrasje në tentativë dhe i dënuar me 18 muaj burgim.

Me datën 06.04.2024 rreth orës 22:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar G.L ( M/K) i moshës 27 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ‘‘ Vrasje e mbetur në tentativë”  me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa i ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img