29,07,2025

Arrestohet babai, rrahu dy fëmijët e mitur

Must Read
Arrestim, Arkiv

Policia njofton se në pranga u vu shtetasi Arben Hajdinllari, 50 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal për veprën “Dhuna në Familje”). “Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka keqtrajtuar në banesën e tij, si edhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur, shtetases XH.H, 12 vjeç dhe shtetasit M.H, 7 vjeç”­ thote policia.

Sipas saj, ndaj femijeve ditën e djeshme, është plotësuar edhe kërkesë­padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Dhuna në familje dhe “Keqtrajtim i të miturve” parashikuar nga nenet 130/a/1 dhe 124/b të Kodit Penal.

The post Arrestohet babai, rrahu dy fëmijët e mitur appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img