28,04,2024

Arrestohen tre persona për rastin zjarrvënie në Kaçanik 

Must Read

Me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informatë se në objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrvënie.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin dhe si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut, e më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar e kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet intensive në kërkim të personave të dyshuar.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj, me datën 15.03.2024 rreth orës 10:00  kanë arritur që të asrrestojnë tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrëvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik.

Të arrestuarit janë:

M.H ( M/K), i moshës 17 vjeçar

T.B   ( M/K), i moshës 17 vjeçar

V.T  ( M/K), i moshës 17 vjeçar 

Të dyshuarit janë shoqëruar në policinë rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve, të cilët në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar nga policët hetues , ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img