21,07,2025

Arrestohen kultivuesit e 1 mijë rrënjëve të djegura kanabisi, e shpërndanin drogën në Berat

Must Read

Ata u vunë në pranga rreth orës 15.00, në afërsi të vendit të quajtur “ Ura e hanit’ . Gjatë kontrollit të ushtruar  ne automjetin tip Benz me targa AA 815 JZ, në pronësi të Amarildo Muhametanji, drejtuar prej tij,  u gjet lënda narkotike. Ata mbaheshin nën vëzhgim nga ana e strukturave policore,  pasi  dyshoheshin se në bashkëpunim më njëri-tjetrin,  ishin shpërndarës të  lëndëve narkotike në qytetet Ura –Vajgurore dhe Berat. .

Policia thotë se pas hetimeve të kryera ka dyshime që të arrestuarit të jenë kultivues të mbi 1 mijë bimëve kanabisi të asgjësuara nga uniformat blu  në fshatin Osmëzezë, më datë 27 korrik  dhe në fshatin Mëndrakë Njësia Administrative Lumas Berat.

Të arrestuarit

Amarildo Muhametanji, 21 vjeç,  banues në Urë Vajgurore.

Xhuljan Dhëmbo, 24 vjeç, banues në Urë Vajgurore, i dënuar më parë.

Nertil Hoxhaj, 29 vjeç,banues në Urë Vajgurore, i dënuar më parë.

Klevis Sulko, 19 vjeç, banues në Urë Vajgurore.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkëmbim zjarri mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt, plagosen të dytë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri që ka ndodhur në orët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img