23,04,2024

Arrestohen katër persona për grabitje në rajonin e Ferizajt

Must Read

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, nën masa të fshehta të vëzhgimit me autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, kanë arritur që sot në orët e para të mëngjesit të arrestojnë katër persona për grabitje që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt .

Sektori Rajonal i Hetimeve ka siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme se këta persona duke vepruar si grup i përbashkët, dyshohet se kanë kryer grabitjet e armatosura në këto lokacione : me datën 11.01.2023 në fshatin Sojevë në pikën e karburantit ‘’Veda Petrol’’, me datën 16.01.2023 në fshatin Rakaj në pikën e karburantit ‘’Ballkan Petrol’’, me datën 24.01.2023 grabitjen e një automjeti Tauran në fshatin Mirosale, me datën 26.01.2023 grabitjen e armatosur në zyrat e KEDS në Shtime dhe me datën 25.02.2023 grabitjen e armatosur në hyrje të Shtimes tek pika e karburantit ‘’Ibrahimi Petrol’’ .

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :  dy vetura , dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb ,dy maska ,një thikë dhe pesë telefona mobil.

Të dyshuarit janë janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit XH.S ( M/K) i moshës 35 vjeçar, SH.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, M.B (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat penale” Grabitje”, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër V.E (M/K) i moshës 30 vjeçar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img