Ferizaj

Arrestohen katër persona në Ferizaj, akuzohen për marrje me prostitucion

By FerizajPress

May 09, 2018

Policia e Kosovës njofton për katër persona të arrestuar nën dyshimin se janë marrë me prostitucion gjatë muajve mars-prill të këtij viti në Ferizaj.

Sipas Policisë, të arrestuar janë tre të dyshuar të gjinisë mashkullore dhe një e dyshuar – shtetase e Shqipërisë.

Të arrestuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore për kundërvajtje në Departamentin për Kundërvajtje.