Arrestohen gjashtë të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda(Ferizaj)

Share

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve të Ferizajt kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar lidhur për disa raste të vjedhjeve tëcilat kanë ndodhur në punishtet e kompanisë “Bechtel-Enka” muajve të fundit.

Policia thekson se personat K.T 35 vjeç ,N.K.30 vjeç,D.K.23 vjeç, M.K. 38 vjeç, E.R. 20 vjeç dhe H.L. 40 vjeç, nën dyshimin e bazuar se në mënyrë të organizuar dhe në vazhdimësi kanë kryer vjedhjen e derivateve dhe materialeve tjera në punishtet e kompanisë “Bechtel-Enka”

Sot hetuesit policorë kanë bërë kontrollimin e gjashtë lokacioneve të ndryshme në komunën e Hanit të Elezit, ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 400 litra derivate, një bure e metaltë, 35 bidonë plastike për derivate, pompa dhe gypa plastikë për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari si dhe një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme: