21,05,2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Prishtinë

Must Read

Grabitja ka ndodhur në një market i cili gjendet në lagjen Qëndresa  në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës të cilët edhe kanë shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz, kanë arritë të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (Ecol Special), si dhe një sasi e parave (dyshohet të grabitura).

Personat e dyshuar janë, E.G mashkull, 16  vjeç, shtetas i Kosovës dhe L.S mashkull, 16  vjeç, gjithashtu shtetas i Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img