12,03,2025

Arrestohen 3 persona, u kapen me 30 kg kanabis

Must Read

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit cannabis sattiva në zonën e Oxhakut. Në momentin e konstatimit shtetasit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri tjetri dhe nga automjeti tip “Seat” me targë AA 457 MZ, ndersa shtetasi Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur dy shtetasit e tjerë.

Në këto momente është bërë ndërhyrja e  menjëhershme si dhe është ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar, ku në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuara 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë. Në brendësi të të këtyre thasëve ishte lënda e dyshuar si narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, e cila pas peshimit rezultoi 30 kilogramë.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 automjete dhe 4 telefona celularë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2  i Kodit Penal.​

The post Arrestohen 3 persona, u kapen me 30 kg kanabis appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img