21,02,2024

Arrestimet e Speciales nuk fillojnë deri vitin tjetër

Must Read

Gjykata Speciale e krimeve të luftës në Kosovë, është thënë se do të jetë funksionale në vjeshtën e këtij viti. Prokurori i Forcës Speciale për Hetim, Clint Williamson pati thënë se arrestimet e para të Gjykatës Speciale mund të fillojnë në tetor.

Mirëpo, burime të “Indeksonline” mësojnë se këto arrestime nuk do të fillojnë deri në vitin tjetër. Arsyeja është se ende nuk ka përfunduar procesi në Holandë.

Në lidhje me këtë, avokati Arianit Koci, ka thënë se nuk ka gjasa që arrestimet të fillojnë në tetor të këtij viti.

“Aktualisht janë hapur konkurset për regrutimin e punonjësve mbështetës, dhe pastaj vazhdon procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes së gjyqtareve. Ky proces merr kohë dhe nuk besoj që deri në vitin e ri, do të iniciohet ndonjë kërkesë për paraburgim”, ka thënë Koci për Indeksonline.

Procesi i kësaj gjykate ka nisë pas publikimit të raportit të senatorit Dick Marty, i miratuar nga Këshilli i Evropës më 2011.

Në këtë raport janë përmendur emra konkret të cilët ishin në pozita të larta të UÇK-së, ku aktualisht janë pjesë e elitës politike e institucionale në Republikën e Kosovës.

Nga elita politike themelimi i kësaj gjykate shihet si një fyerje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndaj të luftës së saj për liri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush, Rastin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img