03,07,2025

Arben Ahmeti: Ambasada i kishte kërkuar VV-së vetëm një kërkimfalje

Must Read

arben-ahmeti-ndryshimi-i-vendimit-p-euml-r-trep-ccedil-euml-n-tregon-ndikimin-q-euml-do-ta-ket-euml-tash-e-tutje-serbia_2_hd

Analisti politik Arben Ahmeti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte negociauar me ambasadën amerikane dhe se kërkesa e vetme që i ishte bërë VV-së atëherë sipas Ahmetit, ishte një kërkimfalje ndaj ish-ambasadores amerikane, raporton GazetaBlic.

“Në negociatën e VV-së me ambasadën amerikane, ambasada i ka kërkuar VV-së vetëm një kërkimfalje ndaj ambasadores Tracy Ann Jacobson”, ka thënë ai në Rubikon.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj ka reaguar Dardan Molliqaj, i cili e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
“Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

Molliqaj e ka akuzuar analistin Ahmeti disa herë brenda debatit, se po thotë gjëra krejt të pavërteta.
E tutje, Arben Ahemti, ka reaguar ndaj asaj që tha Ilir Deda në këtë debat, se Isa Mustafa ka qenë shkaktari kryesor i prishjes së VLAN-it.

Ai ka thënë se po e pranon si fakt të kryer të VV-së që ka ndodhur kështu, mirëpo ka kujtuar disa momente jot ë këndshme për VV-në, përfshirë edhe atë kur Albin Kurti ka thënë se “ne i tutemi Amerikës”.

Gjatë këtij debati ka pasur mjaft shumë replika, duke përfshirë gati të gjithë të ftuarit në këtë emision.
Pasi Ilir Deda ka vlerësuar krejt në fund se shteti i Kosovës nuk është “këkrah hiç”, Ahmeti ka reaguar duke thënë se kjo po ndodhë pasi që parititë janë “kërkah hiç”. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img