01,05,2024

Arbana Xharra thotë se Vetëvendosje do të linçonte çdokënd që e do ta shihte në jahte luksoze

Must Read

Reagimi i Xharrës vjen pas publikimit të fotove të Ahmetit në jahtin e Devollëve në brengdetin malazez.

“Shtoja kësaj edhe barrën që Shpendi e bartë mbi vete duke qene nga një parti e cila me këto detaje do të kishte linçuar këdo tjetër qofte nga politika, shoqëria civile apo përfaqësuesit e mediave…”, ka shkruar Xharra, në FB.

“Reagimet për Jahtin janë normale, për arsye se Shpendi vjen nga një parti e cila u ka kërkuar anëtarëve të saj që të mos vishen me rroba të shtrenjta, sepse Albin Kurti ka provu tash e sa kohë të krijon “diskursin partiak e publik në mbështetje të barazisë sociale”, duke kritikuar shtresat që jetojnë në luks. Ndonëse jam e bindur se Shpend Ahmeti dhe kryesisht grupi i FER-it brenda VV janë më liberal ne pikpamjet e tyre politike, udhëheqësit tjerë me peshë të kësaj partie, që kanë tërhequr edhe mbështetës mbi bazën e këtij parimi, “kundër shtresave të larta””, ka shtuar ajo.

Sipas Xharrës, stili i veshjes i Albinit e tash imituar edhe nga Visari, Dardani, Frashri, etj, është jo vetem stil, por mesazh që i përcjellët masës.

“E thash edhe mbrëmë, asnjë të keqe s’ka të fotografohesh në një jaht, sepse Shpendi mundet me pas miq milionerë, e fakti se është ne VV, s’do te thotë që duhet me ike prej tyne, por është me rendësi se prone e kujt është Jahti”, ka shtuar ajo. 

Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.

Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.

Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img