27,11,2025

Apostolova në Seminarin e AP së NATO-s, rikujton kushtet për liberalizim

Must Read

Gjatë punimeve të seminarit të AP-së së NATO-s në Prishtinë, Apostolova ka thënë se Kosova është në rrugëtimin e saj  euroatlantik dhe në NATO, por që të arrihet kjo, sipas saj, duhet të bëhen reformat të thella ekonomike, reformimi i gjyqësore dhe luftimi i korrupsionit.

“Kosova është në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe në NATO.  Kosova sipas konkluzioneve të  BE-së të mbajtur në  Selanik në  vitin 2013, ka perspektivë evropiane”, tha ajo, raporton lajmi.net.

“Vendet në zgjerim janë partnerë të rëndësishëm në një varg çështjesh. Politika jonë mbetet në kushtëzimin e drejtë, nuk do të ketë lëshimin pe në sundim të ligjit, korrupsionit dhe gjyqësorit të pavarur, reformat ekonomike, dhe reformat në administratë. Sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike janë forma e njëjtë e një medalie”, tha Apostolova.

Ajo ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje e vende financiare në Kosovë.

“Por, për liberalizmin e vizave kanë mbetur edhe dy kushte ratifikimi i kufirit me Malin e zi dhe forcimin e luftës se saje me korrupsionin”./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img