13,10,2024

“Apetitit” i asgjësohet mish pule me afat të skaduar

Must Read

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës sot kanë realizuar një aksion në depon e kompanisë “Apetiti” në Milloshevë, e cila merret me përpunimin e mishit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-ut, Lamir Thaçi, i cili ka treguar se aksioni është realizuar për shkak të dyshimeve për shitje me afat të skaduar të mishit të pulës, ku një sasi është gjetur në depon e importuesit “Apetiti” në Milloshevë, raporton Indeksonline.

“Pas lajmimit të rastit ne media për dyshime të shitjes se produktit me afat të skaduar të mishit të pulës me datë 06. 07.2016 inspektorati veterinar i AUV-së, ka realizuar inspektime të jashtëzakonshme për të gjetur ketë produkt ne marketet tregtare. Një sasi është gjetur vetëm në Depon e Importuesit Apetiti. Sasia e gjetur për shkak të mos përputhshmërisë se deklaracionit të produktit me certifikatën e origjinës dhe etiketimit jo të rregullt të datave të prodhimit dhe skadimit. Inspektorati menjëherë me procesverbal ka vendosur qe sasia ne fjalë të asgjësohet. Po ashtu operatori është urdhëruar qe ta bëj tërheqjen e mallit nga pikat shitëse”, ka thënë zëdhënësi Thaçi.

Ai thotë se rasti është duke u gjurmuar ende, për të verifikuar përmes dokumentacionit të importit mbi rregullsinë e përputhjes se vendit të origjinës se produktit dhe afatit të dyshimtë të skadencës.

“Mbi bazën e të gjeturave do të vendoset për rastin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 07.07.2016 ka bërë bllombimi (ka bërë ndalës të përkohshme të zhvillimit të aktivitetit) të depos ftohëse dhe Fabrikës se Përpunimit të Mishit Apetiti për të zhvilluar kontrollin zyrtar të detajuar në të gjitha hapësirat e depove ftohëse dhe përpunimit. Sot nën asistim të Policisë se Kosovës është zhvilluar kontrolli i detajuar i të gjitha produkteve qe kanë qenë prezentë në hapësira. Po ashtu është kontrolluar i gjithë dokumentacioni i importit të produkteve dhe dërgesave hyrëse dhe dalëse. Kurse ne hapësirat e përpunimit të mishit janë kontrolluar kushtet higjienike, procedurat e përpunimit të mishit si dhe verifikimi i dokumentacionit ne lidhje me vetëkontrollin, gjurmimit të ushqimit si dhe evidencat e rezultateve laboratorike të produkteve.

Gjatë kontrollit të gjitha mallrat e deponuara janë në harmoni me rregullat e legjislacionit aktual. Produktet kanë pasur gjithë dokumentacionin të rregullt përcjellës, me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e sigurisë se produktit. Të gjitha certifikatat e importit kanë qenë në rregull. Kushtet e ruajtjes kanë qenë adekuate. Afatet e përdorimit të produkteve kanë qenë ne rregull me validitet të përdorimi me afat të rregullt të përdorimit. Ne hapësirat e përpunimit gjithçka ka qenë sipas rregullave për higjienën të cilat aplikohen për higjiene e prodhimit të produkteve ushqimor”, thekson zëdhënësi i AVUK-ut.

Ndërkaq, në lidhje me rastin e kafshës së ngordhur, zëdhënësi Thaçi ka bënë të ditur se kafsha e cila ka ardhur në një ngarkesë nga importi, është urdhëruar të asgjësohet në të njëjtën ditë kur është realizuar edhe importi.

“Asgjësimi është realizuar në prezencën e inspektoratit të AUV-së sipas kushteve qe kërkohen për asgjësim të kafshëve të ngordhura. Po ashtu dje ky raste është verifikuar nga ana e Policisë se Kosovës dhe është vërtetuar se kafsha e ndodhur është groposur në deponi të mbeturinave në Mitrovicë”, tregoi Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img