19,05,2024

Anglezët drejtojnë gishtin nga Ministria: Paneli u zgjodh nga MF-ja

Must Read

Ministria e Financave, e cila ka përzgjedhur Panelin Intervistues për drejtor të Doganave të Kosovës, mund të jetë fajtori kryesor për dështimin edhe të kompanisë angleze, kompani e cila erdhi në Kosovë me misionin për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës në përzgjedhjen e ekspertëve në krye të kompanive publike dhe eliminimin e ndikimeve politike.

Kompania  angleze, e cila për herë të parë po mbikqyrte procesin e rekrutimin dhe përzgjedhjes së kandidatëve potenciale, ka hartuar një raport, ku edhe vet pranon në njëfarë mënyre dështimin.

Në raport saktësohet që dy kandidatët e selektuar për drejtor të doganës, nuk dinë as gjuhën angleze dhe nuk plotësojnë një varg kushtetsh thelbësore,  fakt i cili u raportuar gjatë ditës së djeshme nga Radio dhe Televizioni i Kosovës.

Por, emitimi i kësaj kronike, ka shkaktuar reagimmin e Ambasadës Britanike në Prishtinë. Ajo reagoi rreth kronikës të transmetuar në edicionin e lajmeve të mbrëmshme qëndrore, ku RTK i referohet raportit të panelit intervistues në rastin e përzgjedhjes së listës së ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Doganave.

Ambasada Britanike ka dhënë sqarime të cilat edhe RTK i ka kërkuar nga ta përmes emailit rreth raportit të panelit intervistues. Ambasada Britanike në reagimin e vet nuk e ka kontestuar në asnjë pikë raportin e panelit intervistues për të cilin ka raportuar RTK, por vetëm ka bërë me dije Partneri zbatues i projektit, ka përgatitur panelin intervistues që të zbatojë rekrutimin në mënyrë profesionale dhe ka monitoruar dhe marrë pjesë në procesin intervistues.

Ndërsa, ka sqaruar se panelin intervistues e emëron Ministria e Financave.

Qeveria Britanike ofron mbështetje institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.  Megjithatë, paneli i rekrutimit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, është në pajtim me ligjet e Kosovës, dhe vendimi përfundimtar i takon institucioneve të Kosovës.

Në këtë reagim gjithashtu, Ambasada britanike ka pranuar se anëtarët dhe partneri zbatues “ka shprehur shqetësim lidhur me disa elemente të procesit dhe aftësinë e kandidatëve dy dhe tre nga lista e shkurtër.  Këto shqetësime janë përfshirë në raportin e ndarë me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin. Një gjë e tillë është bërë pikërisht me qëllim që vendim-marrësit e insitucioneve të Kosovës të jenë të informuar drejtë me rrjedhën e procesit, dhe me parregullsitë e mundshme, para se të marrin vendim për një pozitë kaq të rëndësishme”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Megjithë se paneli intervistues, por edhe partneri zbatues i projektit kanë dhënë shqetësimet rreth parregullsive të mundshme në raport, ambasada britanike në reagimin e saj thotë se: “Procesi për zgjedhjen e Drejtorit të Doganës së Kosovës ka dhënë rezultat të qartë. Partneri zbatues dhe paneli intervistues janë pajtuar se kandidati me pikë më shumë në krahasim me secilin kandidat tjetër, ishte kandidati më i mirë për pozitën e Drejtorit të Doganës së Kosovës.”

Dhe në fund të reagimit të ambasadës britanike thuhet se “Nepotizimi është problem në Kosovë.  Ky problem nuk do të zgjidhet brenda natës.  Fatkeqësisht, ne presim rezistencë ndaj përpjekjeve për ta ndaluar këtë praktikë.”, pa sqaruar se për cfarë nepotizmi bëhet fjalë në rastin e përzgjedhjes së kandidatëve për Drejtor të Doganave. Qeveria Britanike është e vendosur të ndihmojë, mirëpo suksesi arrihet vetëm nëse ka vullnet politik dhe institucionet e vendit zgjedhin kandidatët më të mirë”, thuhet në fund të reagimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img