Vizitat e qeveritarëv serbë në Kosovë janë shpeshtuar në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, të cilat mbahen më 24 prill.
Nga vendet ku këta i vizituan nuk munguan as mesazhet politike.
Profesori i historisë së Ballkanit, Ismet Hajrullahu, nuk po pajtohet për shfrytëzimin e këtyre vizitave për fushatë zgjedhore zyrtarët serb.
Bile sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk do të duhej fare t’i lejonte këto vizita.
Kundër vizitave të tilla është edhe botuesi i BotaPress, Bajrush Morina.
Këta analistë kërkuan ndalimin e vizitave të tilla derisa shteti serb nuk e njeh shtetin e Kosovës.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8cAqkh1xSgQ?feature=oembed]