16,05,2024

Amir Rexhepi premton lehtësira për bizneset

Must Read

Ferizaj.05.10.2017. Në vazhdën e takimeve, gjate pasdites vizituam, kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare, prezent në këtë takim ishte deputeti Labinot Tahiri dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Ferizajt Amir Rexhepi, së bashku me presidentin e partisë së tij Behgjet Pacollin, kanë vizituar fabrikën e mobiljeve “Dardania Model”, në Koshare të Ferizajt.
Rexhepi tha se AKR-ja, në kuadër të platformës për zhvillim ekonomik, ka paraparë lehtësira për bizneset ferizajase.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se partia e tij nuk është parti e fjalës, por e punës. Ai theksoi se Ferizaj është qendër e zhvillimit dhe do të bëhet edhe më shumë me AKR-në në pushtet.

“Sot, vizituam edhe  IMK-në në Ferizaj, një nga fabrikat më të mëdha në Euvropën Juglindore për prodhimin e tubave të çelikut me tegel të cilat përdorën në sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës. Këtu janë te punësuar mbi 300 persona! Aty është bërë një investim mbi 25 milion euro” ka thënë Rexhepi.

Pas vizitës në këtë fabrikë, kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt dhe presidenti i AKR-së, vizituan edhe disa biznese tjera të cilat funksionojnë në këtë qytet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img